Kit Margetson
Kit Margetson është futbollisti më i ri i Manchester United. Portieri 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Swansea U21, për të nisur një aventurë të re me “Djajtë e Kuq” në Premier League.
Duke qenë se ishte pa kontratë, uellsiani ka kaluar si lojtar i lirë te Man United. Ndërsa si fillim është bashkuar me skuadrën U21, ku do të tentojë të bëjë mirë për të kapur një vend ekipin e parë.
Kujtojmë se Margetson është një prodhim pikërisht i Swansea, ndërsa një periudhë ka luajtur në huazim te Connah’s Quay, po në Uells. Tashmë, nis aventurën me klubin e njohur të Anglisë.
View this post on Instagram
Poll
