
Victor Gyokeres dhe Benjamin Sesko
Arsenal ka nisur që tani të mendojë për merkaton verore që po afron. Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi, teksa në “skenë” kanë dalë edhe dy objektivët kryesorë.
Victor Gyokeres i Sportingut të Lisbonës dhe Benjamin Sesko i Leipzig janë dy opsionet konkrete. Të dy sulmuesit kanë bërë mjaft mirë në ekipet respektive, duke shënuar nga një “mal” me gola. Megjithatë, Arteta duhet të marrë në ekip vetëm njërin.
Pritet të shihet, se me cilin prej sulmuesve do t’i shkojnë më mirë bisedimet “Topçinjve”. Kjo për shkak se në garë për dy sulmuesit janë edhe ekipe si Liverpool, Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich.
Poll