Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester United nuk di të fitojë në Premier League, Amorim në panik për gjendjen e De Ligt

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester United nuk di të fitojë në Premier League, Amorim
Ruben Amorim

Manchester United pëson disfatë kundër Brentford në Premier League, duke humbur gjithashtu De Ligt për shkak të një dëmtimi. Duke folur për këtë dhe ndeshjen e ardhshme të Europa League kundër Athletic Bilbaos, trajneri Ruben Amorim dha një deklaratë për “BBC Match of the Day”:

"Më pëlqeu performanca e të rinjve. Më pëlqeu mënyra se si e kontrolluam lojën, edhe pse nuk krijuam shumë raste për të shënuar. Në 30 minutat e para patëm vështirësi në goditjet standarde, por e dinim që nuk kishim lartësinë e duhur për të garuar në atë nivel. Në pjesën e dytë ishim afër barazimit dhe më pas pësuam dy gola të shpjetë.

Luftuam, por në fund humbëm, edhe nëse ka gjëra pozitive për të ardhmen. Si klub duhet ta kuptojmë se në këtë moment kemi një përgjegjësi të madhe. Duhet të përgatisim një skuadër të përshtatshme për të garuar në gara të shumta. Nuk e di, do ta shohim gjendjen e De Ligt. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Jam shumë i shqetësuar", e mbylli Amorim.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga