Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Manchester United “all-in” në sulm, britanikët gati të paguajnë 52 milionë euro për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester United “all-in” në sulm, britanikët gati
Moise Kean & Dusan Vlahovic

Manchester United mbylli një sezon tejet zhgënjyes. “Djajtë e kuq” nuk arritën dot të kualifikohen në Kupat e Europës duke u mposhtur në finalen e Europa League përballë Tottenham.

Tashmë ekipi i Ruben Amorim do të investojë për një sulmues në merkaton e verës. Siç raportojnë mediat britanike, objektivi kryesor i Manchester United për majën e sulmit është Moise Kean.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të tij nga Fiorentina që është 52 milionë euro. Në 43 paraqitje këtë sezon me skuadrën toskane, Moise Kean ka realizuar 24 gola dhe ka asistuar tre herë.  

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga