
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për “BBC One” pas humbjes tronditëse 1-0 të klubit në finalen e Kupës FA ndaj Crystal Palace. Trajneri katalanas pranoi meritat e kundërshtarëve të tij, por shprehu edhe keqardhje për mundësinë e humbur.
"Nuk shënuam, kështu që urime Crystal Palace për fitoren, bëmë gjithçka që mundëm. Sot ishim më agresivë. Por nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh. Nuk e di, nuk kam folur me Haaland dhe Marmoush për penalltinë.
Ata morën një vendim. Ata vendosën. Luajtëm shumë më mirë sesa në finalen e vitit të kaluar kundër Manchester United. Edhe futbolli është kështu. Në fund, me Claudio Echeverri-n, patëm një shans të mirë. I kontrolluam mirë tranzicionet. Për fat të keq nuk arritëm të fitonim, por urime Crystal Palace”, e mbylli Guardiola.