Merkatoja e janarit po shikohet si “shpëtim” për ekipin e Mikel Artetës. Edhe pse dueli i të mërkurës mes Arsenalit dhe Brentford u mbyll me fitore 0-2, tekniku i skuadrës nuk ndihet i plotësuar. Kjo pasi mesfushori Rice dhe qendërmbrojtësi Mosquera e lanë fushën për shkaqe shëndetësore.
Në këto kushte trajneri i të “kuqve” është shprehur se pas disa lëndimeve të shumta, skuadra po shkon drejt tkurrjes dhe për këtë duhet bërë me patjetër diçka.
“Ne gjithmonë duhet të jemi të përgatitur. Në momentin që kemi një mundësi për të prekur skuadrën, për ta përmirësuar skuadrën ose për ta mbrojtur skuadrën, varësisht nga ajo që ndodh, mendoj se duhet të jemi të hapur për këtë", ka thënë 43-vjeçari.
Rikujtojmë se klubi londinez shpenzoi më shumë se 250 milionë funte për 8 lojtarë të rinj në verë, por Arteta la të kuptohej se mund të ketë më shumë për të ardhur nëse krijohet situata e duhur.
