
Joao Palhinha dhe Leon Goretzka
Tottenham e ka nisur këtë merkato mjaft mirë. Deri më tani, “Spurs” ka siguruar shërbimet e Mathys Tel, Mohammed Kudus në sulm, Kota Takai e Luka Vuskovic në mbrojtje.
Ndërsa tashmë, po mendon për një mesfushor të fortë. Sipas mediave angleze, Tottenham është vënë pas mesfushorit të Bayern Munich, Joao Palhinha, i cili nuk është në planet e klubit gjerman.
Për portugezin, verën e shkuar Bayerni pagoi te Fulham plot 51 milionë euro, megjithatë nuk mori minutat që të gjithë prisnin. Në këto kushte, një largim i 30-vjeçarit nga Bundesliga, është mjaft i mundshëm.
Pritet të shihet nëse Tottenham do të futet në bisedime serioze me Bayern Munich, për të transferuar Palhinhan.
Poll