
Liverpool - Crystal Palace
Liverpool do të zbresë ditën e sotme në fushë për një ndeshje jo miqësore, por zyrtare. “The Reds” do të përballen në orën 16:00 me Crystal Palace në finalen e Superkupës së Anglisë.
Këta të fundit arritën të fitojnë FA Cup, ndërsa Liverpool u shpall kampion i Anglisë. Sonte “përplasin brirët” për trofeun e lavdishëm të Superkupës së Anglisë.
Në 5 miqësoret parasezonale, “The Reds” të Arne Slot kanë triumfuar në katër të tilla dhe janë mposhtur nga Milani. Ndërsa Crystal Palace në 6 sfida, kanë fituar 3, kanë barazuar një dhe kanë dy disfata.
Poll