Sandro Tonali është kthyer në një nga futbollistët më të kërkuar në kohët e fundit. Interes për italianin kanë ekipe si Manchester United, Arsenali dhe Juventuesi.
Siç dihet lojtari është në pronësi të Newcastle, me këto të fundit që nuk janë kundër shitjes së tij. Madje kërkojnë të mbushin “arkat” me Tonalin, duke përfituar edhe nga interesi i lartë ndaj tij.
Kështu sipas “Tuttosport”, Newcastle është e vendosur që të mos e lejojë 25-vjeçarin të largohet pa u paguar 100 milionë euro, çmim i arsyeshëm duke marrë parasysh se si do të jetë merkatoja e verës për të. Si n jë nga futbollistët më të mirë në Premier League, bëhet me dije se prioritet Tonali ka rikthimin në Serie A dhe Juventuesi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
