
Emiliano Martiez është gati të mbyllë aventurën te ekipi i Aston Villa-s. Sipas raportimeve të fundit nga “The Sun”, portieri argjentinas është i bindur rreth një transferimi te Manchester United.
Gardiani 32-vjeçar i ka refuzuar të gjitha ofertat, teksa ka vetëm një synim, transferimin në “Old Trafford”. Në ndeshjen e fundit të sezonit me Aston Villa, Martinez u përlot dhe përflitet se ajo ka qënë takimi i fundit që ai ka djerësitur fanëlle e klubit në fjalë.
Tashmë “topi” kalon në kampin e Manchesterit për të bërë ofertën e duhur. Një tjetër shtysë që po e orjenton Emilianon drejt United është edhe miku i tij Lisandro Martinez. Trajneri i “Djajëve” Ruben Amorim e pëlqen shumë portierin argjentinas dhe është gati ti besojë detyrën e titullarit.