Nën “vrullin” e lëvizjeve të merkatos së janarit është përfshirë edhe klubi i Arsenalit. Kjo pasi ekipi synon që të forcojë edhe mbrojtjen e skuadrës, por emri për të cilin interesohet ka ndezur konkurrencën.
Bëhet fjalë për mbrojtësin, Tino Livramento i cili luan për ekipin e Newcastle, ku ndër të tjera ka luajtur edhe me futbollistin shqiptar Armando Brojën tek Chelsea U-23. Ndërsa transferimi i kushton 74 milionë euro. Sipas "The Sun" i lakmuari i Arsenalit njëkohësisht është në listën e “dëshirave” të Manchester City.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me New Castle, dhe të dy “gjigantët” e Premier League janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.
Mbrojtësi ka dalluar edhe për aftësitë e tij pasi është bërë pjesë edhe e kombëtare së Anglisë, ku ka fituar në 3 paraqitje.
