
Manchester United fitoi FA Cup teksa mposhti Manchester City në derbi me rezultatin 1-2. Djajtë fitojnë kështu për herë të 13-të këtë trofe dhe mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë duke siguruar një vend edhe në Europa League.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Erik ten Hag dha prononcimin e tij ku u shpreh se ekipi i tij është totalisht ndryshe kur lojtarët janë në gatishmëri të plotë. Në fund ai preku edhe temën për të ardhmen e tij.
"Ju mund ta shihni, kur kemi lojtarët gati mund të shihni filozofinë. Dhe disa prej tyre nuk ishin as plotësisht në formë. E kam thënë këtë gjatë gjithë vitit, kur lojtarët janë në formë jemi tjetër ekip... dhe ne luajtëm kundër ekipit më të mirë në botë."
Mendoni se jeni kritikuar padrejtësisht nga media?
"Po, mendoj kështu. Ekipi, por edhe unë. Kjo nuk ishte e drejtë."
Mendoni se kjo ishte ndeshja juaj e fundit?
"Nuk e di. Për mua ky është një projekt. Kur hyra ishim rrëmujë, tani jemi në një gjendje më të mirë. Kam pasur një gëzim të madh duke parë Kobbie Mainoo sot, por duhet të jemi të qetë. Ju djema në Angli jeni shumë të mirë në promovimin e lojtarëve dhe menaxherëve... dhe pastaj i goditni me çekiç kur ata bëjnë 2 paraqitje të këqija."