
Rasmus Hojlund mund të jetë transferimi i radhës i Milan në këtë merkato vere. Igli Tare duket se më në fund ka arritur t’i ndryshojë mendjen 22-vjeçarit për një kalim të mundshëm në Serie A.
Danezi ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizj, duke bërë që të Milan të jenë në “qiellin e shtatë”, ndërsa nga ana tjetër ka vendosur disa kushte ekipit tq Manchester United për këtë transferim.
22-vjeçari dëshiron që të shitet përfundimisht te Milan, ose të huazohet me të drejtë blerje të kartonit të tij në fund të sezonit. Hojlund nuk dëshiron që të jetë sërish në merkato verën e ardhshme dhe kjo për të është shumë e rëndësishme, pasi dëshiron të ketë stabilitet për të treguar edhe veten.
Tashmë bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në ditët në vazhdim.