Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Igli Tare e mposhti në “luftën” për Milanin, drejtori sportiv rikthehet te klubi anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare e mposhti në “luftën” për Milanin, drejtori
Fabio Paratici

Fabio Paratici është rikthyer në postin e drejtorit sportiv te Tottenham, duke mbyllur një periudhë pezullimi që zgjati mbi dy vite. Klubi londinez njoftoi se italiani do të marrë sërish detyrën që mbante përpara se të dënohej me 30 muaj ndalim nga çdo aktivitet sportiv.

Paratici ishte ndëshkuar për përfshirjen e tij në skandalin e “plusvalencave” te Juventusi, ku u konsiderua si një nga figurat kryesore në manipulimin e bilanceve financiare të klubit. Pas largimit nga Torino, ai kishte nisur punë te Tottenham, por dënimi e detyroi të ndërpriste menjëherë aktivitetin profesional.

Gjatë verës, emri i tij u lidh me një kalim të mundshëm te Milani, por në fund drejtimin e kuqezinjve e mori Igli Tare. Pas dështimit të asaj piste, Tottenham ka vendosur t’i besojë sërish Paraticit, i cili do ta ndajë rolin e drejtorit sportiv me Johan Lange në strukturën e re të klubit.

Poll

Lexo gjithashtu