Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Haaland nuk mjafton?! City përgatit “çekun” prej 50 milionë eurosh

Shkruar nga NEWSPORT
Haaland nuk mjafton?! City përgatit “çekun” prej 50
Erling Haaland

Manchester City mund të transferojë Serhou Guirassy nga Borussia Dortmund, pasi klauzola e lirimit të tij ka rënë në 50 milionë euro. Sipas “Bild”, kjo klauzolë vlen vetëm për disa klube të mëdha europiane.

Haaland nuk mjafton?! City përgatit “çekun” prej 50
Serhou Guirassy

Vetëm Manchester City, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona kanë të drejtën ta aktivizojnë këtë klauzolë. Kjo i jep City-t një mundësi të mirë për të siguruar sulmuesin që ka bërë paraqitje të shkëlqyera në Bundesligë.

Në verë, Guirassy kushtonte 75 milionë euro, por në vitin 2026 vlera e tij bie me 25 milionë euro. Borussia Dortmund mund të detyrohet ta shesë për një shumë më të ulët se më parë.

Poll

Lexo gjithashtu