
Arsenali i trajnerit Mikel Arteta “skanohet” nga analistët e futbollit ndër ekipet favorite për të korrur sukses jo vetëm në Premier League, por edhe në Champions, ku mbërritja e bomberit Viktor Gyokers e ka plotësuar ekipin në çdo repart.
Por miqësorja e fundit në “Emirates Stadium” ndaj Villareal ka rezultuar një zhgënjim. Të besuarit e Artetës u mposhtën përpara tifozerisë së tyre me shifrat 2-3.
Viktor Gyokers nuk ishte në gjendje të linte “gjurmë”, duke mos u treguar në asnjë moment i rrezikshëm. Golat për Arsenalin erdhën nga Norgaad (36’) dhe Odegaard (76’). Te Villarreal shënuan Pep (16’), Etta Eyong (33’) dhe Danjuma (68’). Miqësorja e radhës për “Topçinjtë” përkon me datën 9 gusht kundër Bilbaos.