Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Gundogan pas rikthimit: City është klubi më i mirë në botë, Guardiola një gjeni

Shkruar nga NEWSPORT
Gundogan pas rikthimit: City është klubi më i mirë në
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan është rikthyer te Manchester City. Mesfushori gjerman vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Barcelonën vetëm pas 1 viti, për t’u rikthyer përsëri në Premier League te “Qytetarët”.

Pasi firmosi kontratën 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, mesfushori gjerman ka folur para mediave. Gundogan thotë se City është klubi më i mirë në botë, teksa për Guardiolën thekson se është gjeni.

“Jam tepër i lumtur që shoh sërish shokët e skuadrës, stafin, njerëzit me të cilët kam kaluar momente fantastike suksesi. Kur largohesh nga ky vend, fillon dhe e vlerëson më shumë. Ti e kuptur sa i mrekullueshëm është ky klub.

City është klubi më i mirë në botë. Guardiola? Taktikisht ai është një gjeni. Ai ka zgjidhje për çdo situatë, për gjithçka që mund të ndodhë në fushë. Guardiola ka shumë personalitet”, ishin fjalët e mesfushorit 33-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga