Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Guardiola “qetëson” tifozët e Manchester Cityt, mesazhi që konfirmon qëndrimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Guardiola “qetëson” tifozët e Manchester Cityt, mesazhi
Pep Guardiola

“Do të shihni një Manchester City më të mirë sezonin e ardhshëm”. Kështu është deklaruar Pep Guardiola për situatën në skuadër, teksa ka “hipotekuar” dhe qëndrimin e tij në stol, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Me skuadrën e tij e cila ndodhet momentalisht në vendin e dytë, me një distancë prej 7 pikësh nga Arsenali kryesues, Guardiola sheh t’i largohet edhe më shumë objektivit për të fituar kampionatin. Megjithatë, për teknikun spanjoll, kjo skuadër mund të bëjë akoma më mirë sezonin e ardhshëm, sinjale të qarta të qëndrimit të tij në “Etihad”, përtej sezonit 2025-2026.

“Nëse mësojmë më shpejt, pasi akoma nuk kemi humbur asgjë, mund të arrijmë në muajin e fundit me shanse të mëdha. Jam i sigurt që me këtë skuadër mund të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm. Sezoni tjetër do të jetë akoma dhe më i mirë. Nuk kam dyshime për këtë”, ka deklaruar 55-vjeçari.

Aktualisht, Manchester City, krahas kampionatit, është ende në garë në Champions League ku do të luajë përballë 15 herë fituesve të këtij turneu, Real Madrid, në fazën e 1/16-tave, dhe në FA Cup ku luan këtë të shtunë përballë Newcastle në fazën e 1/8-tave.

Poll

Lexo gjithashtu