Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Goli i minutave shtesë vendos fatet e sfidës, City fiton në transfertë dhe “ndez” garën e titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i minutave shtesë vendos fatet e sfidës, City fiton
Manchester City

Manchester City ka triumfuar në transfertë përballë Leeds, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elland Road”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi sulmuesi i afruar në verë, Antoine Semenyo. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 2-të shtesë të pjesë parë, gol që rezultoi vendimtar.

Kështu, “Qytetarët” shkojnë në kuotën e 59 pikëve, 2 më pak se Arsenali kryesues. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Leeds mban vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit.  

 

Poll

Lexo gjithashtu