
Arsenali është një prej skuadrave pretendente për të fituar titullin kampion në Angli. “Topçinjtë” aktualisht kryesojnë Premier League me 71 pikë, po aq sa Liverpool.
Skuadra e Mikel Artetës ka një ecuri fantastike këtë sezon dhe në lidhje me këtë ka folur Cesc Fabregas. Ky i fundit ka theksuar se nëse Arsenali këtë sezon fiton titullin do të nis të dominojë futbollin anglez.
Ish-mesfushori Fabregas beson se sigurimi i titullit do të ndryshonte ndjeshëm mentalitetin e skuadrës.
“Natyrisht që mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë. Më shumë se sa të fitosh një titull, besimi do të kthehet, besimi mes lojtarëve dhe stafit dhe tifozëve dhe të gjithë klubit. Nëse mund t’ia dalin për të fituar titullin, besoj se mund të bëhet një skuadër dominuese pastaj”, ka deklaruar spanjolli.