Manchester City kapërceu Arsenalin në garën për titullin në Angli, pas fitores minimale në transfertë 1-0 ndaj Burnleyt, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e mbetura në Premier League.
Dy skuadrat do të luftojnë në fronte të ndara dhe do të përpiqen t'i marrin maksimumin përballjeve të fundit, ndërsa edhe "ankthi" tek tifozët po shtohet çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, një tifoz i "Topçinjve" është bërë viral në rrjet me kërkesën e tij drejtuar Pep Guardiolës, gjatë momentit që po regjistronte me kamerën e tij amatore momentin kur trajneri zbriti nga autobusi i klubit.
Ai shihet duke iu "përgjëruar" spanjollit që Arteta të dalë fitimtar në luftën e hapur mes tyre për "kurorën" e kampionit.
"Pep, lëre Artetën të fitojë kampionatin. Ke fituar mjaftueshëm. Njeri i ulët. Lëre Artetën të fitojë diçka", dëgjohet tifozi duke thënë fjalët e tij, ndërsa nuk mungojnë as të qeshurat në sfond.
Arsenal fans begging Pep Guardiola to let Arteta win the league ????????????????????????????????????????????????????????????????
— Professor Hamza Ballon Dor (@mancityhardcore) April 25, 2026
How can we say this club is a big club? pic.twitter.com/vXdnNApJR8
