Arne Slot është i destinuar të vazhdojë të jetë në stolin e Liverpool edhe për sezonin e ardhshëm. Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga Anglia, më konkretisht “SkySports” që shkruan se puna e trajneri holandez nuk kërcënohet, pavarësisht luhatjeve të vazhdueshme që janë treguar përgjatë këtij edicioni.
Dy fitoret e fundit në kampionat dhe rikthimi në top 4-she për një vend në Champions League ka bërë që drejtuesit të mos nxitojnë me vendimin e tyre dhe të mendojnë “ftohtë” për të mos prishur bilancet e hedhura një vit më parë, kur Slot fitoi titullin kampion në sezonin e tij të parë si trajner i “The Reds”.
Ndaj dhe 47-vjeçarit do t’i jepet sërish kohë për të reflektuar kur kampionati të mbyllë verdiktet dhe të hedhë themelet e ndërtimit të një skuadre të re, pasi shumë prej lojtarëve kyç do të largohen nga kampionët në fuqi të Anglisë, me Salah dhe Robertson të parët që kanë paketuar tashmë valixhet.
