
Gabriel Heinze & Carlos Tevez kur ishin pjesë e Argjentinës
Gabriel Heinze i rikthehet punës së tij si trajner. Ish-mbrojtësi i Argjentinës, tashmë është bashkuar me Arsenal në Premier League dhe do të mbajë rolin e zëvendës trajnerit.
Heinze do të jetë krahu i djathtë i Mikel Artetës, me synimin për të fituar trofe sezonin e ardhshëm. Kështu, 47-vjeçari argjentinas merr vendin e Carlos Cuesta, i cili mori rolin e trajnerit të parë te Parma në Serie A.
Përveç se një karriere të pasur si futbollist, Heinze ka eksperienca interesante edhe si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Godoy Fruz, Argentinos Jr, Velez Sarsfield, Atlanta United dhe Newell’s.
Poll