
Kolo Muani & Vlahovic
Randal Kolo Muani do të largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez nuk do të transferohet tek Juventusi, por do të vazhdojë karrierën në Premier League.
Siç konfirmon Fabrizio Romano, Kolo Muani ka gjetur marrëveshje së fundmi me Tottenham Hotspur. Sulmuesi francez do të largohet nga PSG në formë huazimi tek klubi londinez.
Kolo Muani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e sotme dhe pritet në orët në vijim të bëhet zyrtarizimi. Kjo do të jetë aventura e parë në karrierë për sulmuesin 26-vjeçar në Premier League.
View this post on Instagram
Poll