
Ekipi i Arsenalit
Gabriel Martinelli do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit. Palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre për një kontratë të re.
Braziliani është një lider te “Topçinjtë” dhe stafi synon ta mbajë në ekip edhe për disa sezone. Kështu 23-vjeçarit i është ofruar rinovimi i kontratës, me atë aktuale që i përfundonte në verën e vitit 2027.
Tashmë rinovimi do të bëhet deri në vitin 2030, me Martinelli që do të vazhdojë të kontribuojë për Arsenalin. Padiksutim që me kontratën e re do të ketë edhe kushte të përmirësuara financiare, ku futbollisti do të ketë rritje page.
View this post on Instagram
Poll