Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga gazetari sportiv i mirënjohur në tregun e lojtarëve Fabrizio Romano, bëhet e ditur se mesfushori me prirje sulmuese Bernardo Silva, ka njoftuar klubin e Manchester City se nuk do e rinovojë kontratën me “Qytetarët”, e cila skadon këtë verë.
Në harkun e 8 viteve me Manchesterin, Silva ka fituar gjithçka, nga Premier League, Fa Cup e deri te Champions League e Botërori i Klubeve, e përkthyer me 18 trofe në totalë.
Një nga opsionet më realiste ku mesfushori i avancuar mund të vazhdojë karrierën është Galatasaray në Turqi, teksa gjigandët nga Stambolli kanë bërë edhe hapa konkret.
Nëse kalimi i portugezit ndodh në aksin Manchester-Stamboll, mes rivalëve do të ketë edhe sulmuesin e Shqipërisë Ernes Muçi, ky i fundit pjesë e Trabzonspor.
View this post on Instagram
