
Jordan Henderson
Jordan Henderson ditën e djeshme ndërpreu kontratën me skuadrën e Ajaxit. Edhe pse ish-mesfushorit të Liverpoolit i kishte mbetur edhe një vit kontratë me ekipin nga Amsterdami, vendosi të largohej.
Henderson ka marrë një vendim të rëndësishëm për t’u rikthyer në Premier League. Siç raporton Fabrizio Romano, mesfushori 35-vjeçar do të transferohet si lojtar i lirë te Brentfordi.
Klubi i Premier League i ka propozuar Jordan Hendersonit një kontratë 2-vjeçare. Pas dy vitesh ku u bë pjesë e Al Ettifaq, mesfushori anglez rikthehet në kampionatin ku bëri bujë.
Poll