Topi i Premier League
Gazetari sportiv i mirënjohur Fabrizio Romano e bën fakt të kryer emërimin e trajnerit Igor Tudor në pankinën e Tottenham. Pas shkarkimit të Thomas Frank, “Gjelat” londinez nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur pasuesin.
Në kushtet mes palëve, bëhet e ditur se Tudor do të jetë trajneri i Tottenham deri në fund të sezonit. Më tej, raportohet se Mauricio Pochettino dhe Roberto De Zerbi janë dy opsionet për të marrë drejtimin në edicionin e ri 2026-2027.
Eksperienca e fundit e Tudor ishte te Juventusi, ndërsa u shkarkua më 27 teteor të 2025-ës. Pas 26 javësh në Premier League, Tottenham mban vendin e 16-të me 29 pikë, ndërsa rrezikon ndjeshëm rënien nga elita e futbollit anglez.
Poll
