
Arsenali është shumë afër transferimit të Martin Zubimendit. Palët sipas Fabrizio Romano kanë arritur marrëveshjen paraprakisht mes tyre.
Spanjolli është një dëshirë e Mikel Artetës, me lojtarin që aktualisht është pjesë e Real Sociedad. 25-vjeçari me transferimin e tij në “Emirates Stadium” do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Artetës, ku eksperienca e tij do t’i japë siguri trajneri të “Topçinjëve”.
Nga kjo lëvizje sigurisht që Real Sociedad do të mbushë “arkat”. Saktësisht 65 milionë euro do të paguhen nga anglezët dhe tashmë mes palëve po diksutohen vetëm detajet e fundit të kontratës.
Kujtojmë se Zubimendi ka kontratë të vlefshme me Real Sociedad deri në qershor të vitit 2027. Në këtë sezon spanjolli ka luajtur në 48 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asiste.
View this post on Instagram