
Armando Broja & Joao Felix
Joao Felix ende nuk po arrin dot të gjejë veten. Sulmuesi i kombëtares portugeze u huazua te Milani në janar, por aventura e tij në Serie A me kuqezinjtë nuk shkoi aspak mirë dhe u rikthye te Chelsea.
“Blutë e Londrës” janë ata që zotërojnë kartonin e sulmuesit 25-vjeçar. Por Joao Felix duket shumë pranë rikthimit te Benfica tashmë, ekipi i cili e nxorri si talent sulmuesin portugez.
Siç raporton Fabrizio Romano, 25-vjeçari është shprehur se me shumë mundësi do të rikthehet te luzitanët këtë verë. Joao Felix ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2031.
Poll