Sandro Tonali është kthyer në një protagonist absolut te Newcastle. Mesfushori italian tashmë është një pikë kyçe për ekipin, duke qenë një lider në repartin ku luan.
Ndërkohë që së fundmi, 25-vjeçari ka folur për të ardhmen. Ai ka theksuar se nuk mund të premtojë sa gjatë mund të qëndrojë, për shkak se kushtet mund ta detyrojnë që premtimit të thyhet.
“E ardhmja? Është një pyetje e vështirë, në futboll duhet të mendosh vit pas viti. Nuk dua të them “dua të qëndroj këtu për 10 vite” dhe pastaj të largohem pas 2, 3, 4 ose 5 vitesh. Por momentalisht jam i lumtur këtu”, tha Tonali.
Kujtojmë se 25-vjeçari është një dëshirë e vjetër e Juventusit. Madje ai u kërkua nga klubi torinez edhe gjatë merkatos së kësaj vere, por asgjë nuk u konkretizua.
