
Thashethemet kanë rezultuar të sakta. Ange Postecoglou është shkarkuar nga Tottenham pavarësisht triumfit të tyre në Europa League: “Pas shqyrtimit të performancave, klubi mund të njoftojë se Ange Postecoglou është liruar nga detyrat e tij.
Ange na u bashkua nga Celtic në verën e vitit 2023 dhe ka mbikëqyrur një periudhë ndryshimesh në fushë, duke na rikthyer në futbollin sulmues që tradicionalisht është shoqëruar me ekipin dhe duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë duke na çuar drejt lavdisë së UEFA Europa League në Bilbao muajin e kaluar, një arritje që do të jetojë me ne përgjithmonë.
Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Ange për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë dy viteve të tij në klub. Ange do të mbahet mend gjithmonë si trajneri i tretë në historinë tonë që fiton një trofe evropian, së bashku me figurat legjendare Bill Nicholson dhe Keith Burkinshaë”, theksoi skuadra e Tottenham.