Emërimi i Roberto De Zerbit në krye të Tottenham pas shkarkimit të Igor Tudor ka shkaktuar reagime të forta në radhët e ultrasve të klubit të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.
Edhe pse skuadra ndodhet në pozita të vështira për të mbijetuar edhe këtë sezon në Angli, mbështetësit më të zjarrtë të "Spurs" nuk e kanë honepsur dot afrimin e tij në stol duke kërkuar llogari ndaj drejtuesve.
"Ky emërim rrit shqetësime serioze. Shumë tifozë kanë qenë në kontakt me ne dhe na kanë komunikuar ndjesinë. I ngritëm këto shqetësime edhe para emërimit të tij. Komentet e De Zerbit mbi Mason i cilësojmë të panevojshme dhe ofenduese, pasi bie ndesh me politikën e klubit që është zotuar që të sfidojë rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave", shkruhet në reagimin publik të tifozëve.
Italiani është trajneri i tretë që vjen në Tottenham pas emërimeve të dështuara të Thomas Frank dhe Igor Tudor.

