
David Beckham nuk rri duarkryq. Presidenti i Inter Miami, ku luan ndër të tjerë edhe Lionel Messi, ka folur për sjelljen e Manchester United gjatë turneut të tyre pas sezonit në Azi. Në fakt, siç raportohet nga “ESPN” , ish-lojtari i Atalantës, Amad Diallo, i tregoi gishtin e mesëm një turme jashtë hotelit të ekipit në Kuala Lumpur të Malajzisë, duke pretenduar se ishte fyer për nënën e tij, pa asnjë keqardhje për gjestin, ndërsa Garnacho ishte përfshirë në një grindje të shkurtër me një tifoz që po e filmonte.
United vjen pas një humbjeje 1-0 kundër ASEAN All-Stars dhe fitorja e tyre e fundit ishte 3-1 kundër Hong Kongut. "Nuk më pëlqen të shoh çfarë po ndodh në klub. Është e vërtetë që fusha ka rëndësi, por unë shoh shumë gjëra që, si tifoz dhe dashamirës i Manchester United, nuk mund t'i pranoj.
Duhet ta përfaqësosh stemën me nder. Kam parë shumë sjellje të këqija nga lojtarët. E kuptuam çfarë do të thoshte të luaje për Manchester United. E kuptuam çfarë përfaqësonte ajo stemë", tha ish-mesfushori i Anglisë dhe ikona e gjallë e “Djajve të Kuq”.