Ilustrim: Erling Haaland & Bukayo Saka
Manchester City dhe Arsenal do të përballen sot në një ndeshje spektakolare, që mund të vendosë fatet e titullit kampion. Sfida e vlefshme për javën e 33-të të Premier League do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, prej orës 17:30.
“Topçinjtë” mbajnë vendin e parë me 70 pikë, ndërkohë që “djemtë” e Pep Guardiolës më një ndeshje më pak janë në kuotën e 64 pikëve, në vendin e dytë. Në rast fitoreje, City do të kishte shansin që të barazonte me pikë ekipin londinez.
Më pas çdo gjë do të vendosej në golavarazh. Kujtojmë që Manchester City e ka fituar titullin kampion 10 herë, për herë të fundit në vitin 2024. Në krahun tjetër, Arsenal numëron 13 tituj, por i fundit është fituar në vitin 2004.
Poll
