
Christopher Nkunku
Christopher Nkunku do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj merkato verore. Sulmuesi francez nuk është i lumtur me minutat që po merr te “Blutë e Londrës” dhe me shumë mundësi do t’u japë lamtumirën.
Megjithatë, ofertat për 27-vjeçarin nuk mungojnë. Sipas “Transfermarkt” plot 6 ekipe janë në garë për shërbimet e francezit. Arsenal, Manchester United, West Ham, Liverpool, Atletico Madrid, PSG dhe Bayern Munich kanë shfaqur interes për sulmuesin.
Tashmë, mbetet në dorën e këtij të fundit se ku do ta vazhdojë karrierën. Kujtojmë se këtë sezon, Nkunku ka marrë pjesë në 42 ndeshje, duke shënuar 14 gola e asistuar në 5 të tjerë.