Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Cënoi imazhin e klubit me deklarata "pas shpine", trajneri i gjigantit anglez i bën "gjëmën" kapitenit

Shkruar nga NEWSPORT
Cënoi imazhin e klubit me deklarata "pas shpine", trajneri i
Trajneri i Chelseat Liam Rosenior - Enzo Fernandez

Tensionet sa vijnë dhe shtohen në radhët e Chelseat, aty ku kapiteni i skuadrës, Enzo Fernandez është kthyer në çështje serioze.

Deklaratat e bëra publike mbi një largim hipotetik nga Anglia pasi nuk po kalon një moment të mirë në Londër, si dhe "shkelja e syrit" ndaj Realit që e sheh si objektiv për t'u përforcuar në verë, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit anglez që ka marrë vendime të ashpra drejt mesfushorit argjentinas.

Kështu, trajneri Liam Rosenior i ka komunikuar liderit se nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës në kampionat përballë Port Vale (FA Cup) dhe Manchester Cityt (kampionat).

"Kam folur me Enzon. Do të jetë JASHTË për dy ndeshjet e radhës. Zhgënjyese që zgjodha këtë mënyrë komunikimi. S'kam absolutisht asnjë fjalë të keqe drejt tij si person, por ka kaluar limitet. Na duhej të merrnim një vendim dhe ky është sanksioni", ka deklaruar Rosenior. 

 

Poll

Lexo gjithashtu