Manchester United janë dhe matematikisht të kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të jenë të detyruar të presin përfundimin e kampionatit në Premier League për të dhënë verdiktet e fundit.
Pas fitores me rezultatin e ngushtë 3-2 përballë Liverpool, në kuadër të javës së 35-të, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick ka bërë mrekullinë brenda katër muajve që prej ardhjes së tij në stol si trajner i përkohshëm për të zëvendësuar të shkarkuarin Ruben Amorim.
Për të kuptuar se çfarë ndikimi ka patur ish-mesfushori i “Djajve” në pankinë, ju paraqesim edhe statistikat e tij në ndeshjet direkte me rivalët e top 4-shes. E nisi me fitore derbin e Manchesterit përballë Cityt në shifrat 2-0, për të vazhduar me trumfet ndaj Arsenalit në transfertë (3-2), Aston Villas (3-1), përballë Chelseat minimalisht 1-0 dhe kjo e fundit ndaj “Redsave”.
Në një kohë relativisht të shkurtër, Carrick ka fituar në ndeshjet direkte me Guardiolën, Artertën, Emeryn, Rosenior dhe atë me Slot. Fati i tij nëse do të qëndrojë ose jo në “Old Trafford” mbetet për t’u caktuar nga takimi që do të mbahet në fund të këtij sezoni, kur trajneri dhe drejtuesit do të ulen në tryezën e bisedimeve për t’u njohur me idetë dhe planet e së ardhmes.
View this post on Instagram

