 
Scott Parker dhe Armando Broja
Ditën e nesërme do të zbres në fushë ekipi i i Burnley kundër Arsenalit, ku bën pjesë edhe sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja.
Mediumi “Burnley Express” ka publikuar formacionin e mundshëm nga trajneri Scott Parker ndaj “Topçinjëve”, e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.
Emri i Brojës nuk shikohet gjëkundi. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit, sulmuesi Zian Flemming pritet të jetë udhëheqësi në majë të sulmit te Burnley.
Sulmuesi shqiptar që prej transferimit te skuadra në fjalë, nuk ka zbritur kurrë në fushë si titullar, pavarësisht se në javët e fundit s’ka pasur asnjë problem fizik.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       