
Sesko
Arsenali tani është në bisedime konkrete me RB Leipzig në lidhje me Benjamin Seskon, nëse mbështetemi në raportimet e “Sky Germany”. Drejtori menaxhues i Leipzigut, Marcel Schafer, dhe shefi i Arsenalit në lidhje me transferimet, Andrea Berta, janë në kontakt për një marrëveshje për sulmuesin slloven.
Ndërsa Arsenali po monitoron edhe sulmues të tjerë si Viktor Gyokeres, interesi i tyre për Seskon thuhet se është shumë i madh.
Trajneri i klubit nga Londra veriore, Mikel Arteta, është gjithashtu një admirues i madh i sulmuesit 21-vjeçar. Siç qëndrojnë gjërat, Sesko ka një klauzolë lirimi këtë verë që thuhet se është rreth 80 milionë euro.