Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Arsenali kthehet në origjinë, ish-klubi i Brojës "lë thatë" londinezët dhe i eleminon nga kupa e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arsenali kthehet në origjinë, ish-klubi i Brojës
Southampton - Arsenal

Arsenali i ka dhënë fund shpresave për të fituar tripletën këtë sezon, pasi u mposht nga Southampton në shifrat 1-2, duke u eleminuar nga një tjetër kompeticion i rëndësishëm në Angli siç quhet ndryshe dhe FA Cup. 

Goli e parë e shënuan vendasit në minutën e 35-të falë Steward, ndërsa "Topçinjtë" rikthyen baraspeshën në minutën e 68-të përmes Viktor Gyokeres.

Kur u mendua se ndeshja do t'i drejtohej 11-metërshave, Charles shokoi miqtë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe kualifikimin në gjysmëfinale. Në këtë mënyrë, ekipi në të cilin aktivizohej edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, pret i qetë shortin e ndeshjeve të radhës, teksa londinezët mbeten thatë edhe në këtë garë. 

Kështu, Mikel Artetës i humb një tjetër trofe nga duart, duke mbajtur shpresat në kampionat, aty ku diferencat me ndjekësit e Manchester Cityt është 6 pikë, si dhe në çerekfinale të Championsit ku luan përballë Sportingut të Lisbonës. 

Goli i fitores

 

Poll

Lexo gjithashtu