
Arsenal edhe këtë sezon duket se nuk do të mund të fitojë titullin kampion. “Topçinjtë” ndjekin Liverpool me 13 pikë më pak, ndërsa kanë për të zhvilluar edhe 1 ndeshje më shumë.
Në një situatë të tillë drejtuesit kanë nisur të mendojnë për merkaton e ardhshme dhe në radarin e tyre ka rënë Joshua Kimmich. Ky i fundit është objektivi kryesor i Barcelonës dhe fakti që nuk do të rinovojë me Bayern Munich ka bërë që anglezët të vihen pas tij.
Mikel Arteta i pëlqen shumë karakteristikat e tij dhe klubi do të tentojë në verë transferimin e Kimmich me parametra zero. Dhe për të financuar pagën e lartë që mund të kërkojë gjermani, drejtuesit anglezë janë të gatshëm të shesin njërin prej Leandro Trossard dhe Gabriel Martinelli.