
Mikel Arteta
Bukayo Saka do t’i mungojë ekipit të Arsenal për shumë gjatë. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë trajneri i “Topçinjëve”, Mikel Arteta, i cili ka folur për dëtmimin e sulmuesit anglez dhe kohën e rikuperimit të tij.
“Bukayo iu nënshtrua një operacioni, kështu që ai do të jetë jashtë për shumë e shumë javë. Ndoshta për më shumë se dy muaj. Tani varet... nuk dihet si do të shkojë rikuperimi. Por Saka do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, është shprehur Arteta.
Kujtojmë që sulmuesi i Arsenal u dëmtua në ndeshjen e 21 dhjetorit përballë Crystal Palace. Ai u zëvendësua në minutën e 24-të, për shkak të një dëmtimi që tashmë rezulton serioz.
Poll