
Viktor Gyokeres
Viktor Gyokeres duket gjithmonë e më afër Arsenalit. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se palët kanë arritur tashmë marrëveshjen mes tyre për një kalim në “Emirates”.
Kalimi në Premier League është destinacioni i yllit të Sportingut të Lisbonës dhe diçka e tillë tashmë duet çështje kohësh. Sulmuesi me paraqitjet e tij në Portugali ka marrë vëmendjen e disa klubeve, por anglezët duken fitimtarë nga kjo anë.
Tashmë drejtuesit e Arsenali do të tentojnë të gjejnjë një marrëveshje me Sportingun për të lënë të lirë futbollistin. Ende nuk bëhet e ditur se cila do të jetë shuma e ofruar, teksa siç dihet Gyokeres ka kontratë me portugezët deri në qershor të vitit 2028.
Poll