Liverpool ende nuk e ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, teksa na ndajnë edhe dy javë nga fundi i Premier League. Ndërsa në klubin e “kuq”, kanë nisur të mendojnë për të ardhmen.
I përfshirë në të ka qenë edhe trajneri Arne Slot. Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të tij, është vetë tekniku holandez që e ka thënë hapur se beson plotësisht se do ta drejtojë ai Liverpool edhe sezonin e ardhshëm.
“Bisedimet e klubit kanë qenë të vazhdueshme për lojtarët e rinj dhe unë kam qenë i përfshirë në to. Kam çdo arsye të besoj se do të jem trajneri i Liverpoolit edhe për sezonin e ardhshëm.
Para së gjithash, kam kontratë me këtë klub. Por, së dyti këtë e them edhe për shkak të bisedimeve që po zhvillojmë ne klub. Ky është mendimi im mëse i qartë për këtë temë”, është shprehur Slot
