
Alexander Isak ka refuzuar kategorikisht kalimin në Arabinë Saudite. Edhe pse Al-Hilal i bëri një ofertë mjaft të majme, ku do të fitonte më shumë se 30 milionë euro në sezon, suedezi ka refuzuar.
Tashmë “bomberi” i Premier League ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai kërkon që të largohet nga Newcastle United për të nisur një aventurë të re me Liverpool, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Gjithçka tashmë mbetet në “duart” e dy klubeve. Si “bardhezinjtë” ashtu edhe “The Reds” duhet të bien dakord, madje Liverpoolit i duhet të shesë Lusi Diaz.
Vlen të përmendet se në sezonin që lamë pas, 25-vjeçari suedez bëri mjaft mirë. Në 42 ndeshje që mori pjesë, Alexander Isak shënoi 27 gola dhe asistoi në 6 të tjerë.