Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Alarm në Angli, tunden "themelet" e Ten Hag

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm në Angli, tunden "themelet" e Ten Hag
Erik ten Hag

Manchester United ka hasur një disfatë totale kundër Tottenham me rezultatin 0 me 3. Kjo humbje ka acaruar drejtuesit e lartë të cilët po mendojnë ta zëvendësojnë Erik Ten Hag me trajnerin aktual të Interit.

Ky lajm ka bërë jo pak bujë në media . Kujtojmë se Simone Inzaghi është ende në kontratë me ekipin italian dhe ka fituar titullin e fundit në Serie A. Ten Hag do të vazhdojë të drejtojë skuadrën gjatë pushimit të kampionateve, kohë kur do të luajnë kombëtaret.

All - Paragraf - 3

Gjatë kësaj kohe pronarët aktual do të mendojnë se si të bindin ata të Interit për të lëshuar SInzaghin, i cili ka një projekt afatgjatë në pankinën e zikaltërve. Gjithashtu alternativë serioze mbetet Southgate që udhëhoqi përfaqësuesen angleze drejt finales së Euro 2024.

Shkarkimi do të kishte një barrë të rëndë financiare për bilancet e klubit. Duhet paguar shifra e majme prej 17.5 milion euro që kontrata të shfuqizohet.

Mbetet për t’u parë nëse buxheti do ua lejojë shefave të ndërmarrin këtë alternim në mes të sezonit.  Vijueshmëria mbetet e keqe e “Djajve të Kuq” në Premier League dhe për këtë duhen ndërmarrë masa urgjente.

 Kjo u pa edhe në mesjavën e kaluar, përballë hollandezëve modest të Tventes . Ekipi bëri gafa në mbrojtje nga ku erdhi dhe goli i barazimit, prej gabimit amatoresk të Eriksen. Lojtarët kanë nevojë për frymëmarrje në aspektin psikologjik dhe ndërrimi i trajnerit ndoshta do të ishte gjëja e duhur.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga