
Bruno Guimaraes, Neymar JR - Mario Mitaj
Al-Ittihad ka nisur që tani të “shënjestrojë” objektivat e kësaj merkato verore. Klubi i Arabisë Saudite ka nisur kontaktet e para dhe lojtari me të cilin do të nisin këtë merkato, pritet të jetë Bruno Guimaraes.
Mesfushori i Brazilit, që momentalisht aktivizohet me Newcastle në Premier League me shumë mundësi do të kërkojë një ambient të ri. Sigurisht që “sytë” i ka nga Arabia Saudite, duke ditur edhe pagat e majme që jepen aty.
Në rast se 27-vjeçari brazilian do të transferohej te Al-Ittihad, aty do të gjente edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Përsa i përket kostos së transferimit, ajo mund të jetë rreth 80 milionë euro.