Mathys Tel
Mathys Tel me shumë mundësi do të largohet nga Tottenham këtë merkato dimërore. Sulmuesi 20-vjeçar s’ka bindur as në Premier League me Tottenham, ku u transferua gjatë 2025-ës nga Bayern Munich.
Në këto kushte, dëshiron të përfitojë klubi i Superligës turke, Galatasaray. Këta të fundit janë gati ta transferojnë francezin, për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit.
Kujtojmë se Tel u transferua me bujë te Bayern Munich në vitin 2022. Asokohe, klubi bavarez paguante plot 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Poll
