
Mohammed Kudus mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës, por me shumë gjasa do të mbetet në Premier League. Mesfushori me tipare sulmuese kërkohet nga Chelsea.
Ganezi siç dihet ka refuzuar ofertën e klubeve nga Arabia Saudite pavarësisht se paga e tij do të ishte shumë herë më e lartë se sa merr te Ëest Ham. Dëshira për të luajtur në Champions League bën që futbollisti të ketë interes vetëm për skuadrat që do të luajnë në këtë kompeticion.
Kudus kushton 100 milionë euro, por “Blutë” e Londrës shpresojnë të gjejnë një marrëveshje për një çmim më të ulët. Dhe për të arritur te shërbimet e tij janë të gatshëm të bëjnë edhe shkëmbim lojtarësh me Ëest Ham.
“Çekanët” kanë interes për Roberto Sanchezin, me gardianin e portës që në të kaluarën ka punuar me Graham Potter dhe kjo mund të bëjë që mes palëve të arrihet një marrëveshje.